Web Analytics

Arritja e kamionëve ushtarakë gjermanë për FSK-në, Kurti: Mbrojtje e siguri për shtetin tonë

Botuar nga: InfoKosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë sonë, janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se “Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari pamë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë”.

“Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman, ku nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë sonë, janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO”.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kamionët ushtarakë të prodhimit gjerman “RheinMetall MAN HX2, 8×8”, të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë kosovare janë ndër më modernët.

Disa prej kamionëve të tillë janë blerë nga Qeveria e disa janë pranuar si donacion.

Këta kamionë ushtarakë, siç thotë Maqedonci janë multifunksional dhe të dizajnuar për operacione logjistike e taktike. /Telegrafi/

Të FUNDIT