E diel, 8 Dhjetor, 2024
-0.9 C
Pristina

Bajrami: Buxheti prej 3.6 miliardësh godet kushtetutën e Kosovës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka cilësuar buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm si antikushtetues.

Siç shpjegon ajo, ndryshimi i koeficienteve të pagave me ndihmën e Ligjit të Buxhetit është në kundërshtim me Ligjin e Pagave, i cili parashikon se rritja e koeficienteve duhet të bëhet vetëm me ligj të veçantë.

”Ky buxhet ka një problem të thellë: ai është antikushtetues sepse parashikon ritje të vlerave të koeficientëve, ndërkohë që Ligji i pagave e përcakton qartë se çdo ndryshim duhet të bëhet përmes një ligji të veçantë për pagat, jo përmes buxhetit. Kjo është një shkelje e rëndë”, ka thënë Bajrami.

Ajo e konsideron buxhetin si një zgjidhje të përkohshme, duke theksuar se është mjaft i pakuptimtë për të planifikuar në mënyrë të tillë në afatin e shkurtër, veçanërisht kur një qeveri e re do të marrë detyrën menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

”Pavarësisht se çfarë skemash janë hartuar, qeveria e re do të duhet të rishikojë menjëherë këtë buxhet dhe të përmbushë premtimet e saj. Jam e sigurt se do të jetë Qeveria e LDK-së që do të rishikojë dhe do t’i japë fund këtij qeverisjeje të dobët”, tha ajo.

Bajrami e shpreh shqetësimin për një hap tjetër në historinë e Kosovës, ku një nen i Ligjit të Buxhetit ka ndikuar në ndryshimin e ligjeve të tjera. Sipas saj, asnjëherë nuk është ndodhur që ndryshimet të realizohen me një nen të Ligjit të Buxhetit, duke cenuar kështu proceset legjislative të vendit.

Ajo gjithashtu theksoi se mazhoranca gjatë këtij mandati nuk ka pranuar asnjë amendament nga partitë opozitare, duke treguar një mungesë të dialogut dhe bashkëpunimit. “Në pesë buxhetet e fundit, nuk është pranuar asnjë amendament nga opozita”,- shprehu ajo.

Lidhur me politikën e financave, ish-ministrja e Financave kritikoi edhe mungesën e investimeve kapitale, ku sipas saj, realizimi i budhetit për investime të tilla ishte në nivele të papranueshme. “Buxheti aktual për investimet kapitale nuk është arritur që të realizohet as në vitin 2018, e cila është një shqetësim i madh”, tha ajo.

Bajrami përfundoi duke kërkuar një qasje më transparente dhe më efektive në menaxhimin e burimeve financiare të vendit, duke theksuar nevojën për një investim të qëndrueshëm dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për të siguruar një të ardhme të mirë për qytetarët e Kosovës.

PROMO

Nga Rubrika