Vis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, janë nën akuzën për kultivimin e një sasie të madhe kana*bisi dhe për ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike.
Pas këtyre akuzave, aktori Vis Pupa ka braktisur Austrailën dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet. Ky zhvillim ka ngjallur interes të gjerë, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese për fansat e tij, të cilët e kanë ndjekur me ngulm karrierën e tij për vite me radhë.
Një nga ata që ka reaguar pas këtij lajmi është vetë Bardhi, një tjetër emër i njohur në industrinë e showbizit.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi tha se është i trishtuar për të dëgjuar këtë lajm dhe e quajti Visin si një nga aktorët e tij të preferuar nga fëmijëria.
Bardhi shprehu gjithashtu një shqetësim për ndjenjat e Vis Pupa, që dikur ishte një nga emrat më të njohur në media.
“Po m’vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Le të jetë ky një shembull se si bota sillet, U ngute me fol per dikend qe se njeh as s’te ka demtu kurre ty e gjate kohes se Big Brother e shkrujshe (free Bardhi) pa arsye tash une po e shkruj free Elvis (me arsye) ” përfundoi ai. Ai theksoi se pas kësaj, secili duhet të marrë përgjegjësi për veprimet e tij.