E diel, 1 Shtator, 2024
15.7 C
Pristina

BBVA me njoftim qesharak, pretendon se Ledion Liçon ia ka kaluar edicionit tё Luiz Ejllit

Fenomeni Luiz Ejlli gjatë Big Brother VIP Albania 2 theu çdo rekord, loja e tij depërtoi edhe jashtë trojeve shqiptare, duke mbetur një ndër edicionet më të paharruar për shikuesit e Big Brother.

Por, nga faqja zyrtare e Big Brother Vip Albania, kanë dal me një njoftim qesharak, duke pretenduar se me moderimin e Ledion Liços kanë thyer rekordin e edicionit të Luiz Ejllit.

“Nëse krahasojmë shifrat e këtij edicioni me të njëjtën kohëzgjatje në nisje të edicionit Big Brother Vip 2 rezulton se 22 ditë BBV3 është parë në youtube 9 milionë orë, ndërsa BBV2 4.3 milionë orë.

Numri maksimal i ndjekësve në livestream në BBV3 ka qenë 189.245 ndjekës, ndërsa në BBV2 numri maksimal i arritur ishte 175 mijë ndjekës.

Jo vetëm në youtube, por edhe në Instagram në vetëm këto tre javë të para është konfirmuar thyerja e të gjitha rekordeve të vendosura në Big Brother Vip 2.

Kështu në BBV2 postimet e instagram jane parë nga 1,5 milonë ndjekës, ndërsa në BBV3, ‘reach’ ka arritur në 5.8 milionë, teksa gjatë kësaj kohe janë shtuar edhe rreth 80 mijë ndjekës në faqe“.

Tutje kanë shtuar se është dyfishi i audiencës në krahasim me BBV2.

Dyfishi i audiencës në krahasim me BBV2, që ka tërhequr ky edicion i tretë, flet për një sukses të padiskutueshëm teksa jemi ende në muajin e parë, çka krijon premisën se fundi i këtij shoë televiziv do të shënojë rekorde të paarritshme në historinë televizive të mediave shqiptare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nga Rubrika