Lajmet për rolin e Einxhel Shkirës si opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3 morën një kthesë të papritur, kur në momentin e fundit ajo u zëvendësua nga Olta Gixhari.
Zërat tregojnë se përplasjet mes Einxhelit dhe producente Olsa Muhameti ndikuan në këtë ndryshim të papritur.
Zërat për përplasjen mes dyshes, që duket se u shkaktuan nga mosmarrëveshje profesionale, bënë që Einxhel të humbte mundësinë për të qenë pjesë e panelit të BBVK3.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i Einxhelit gjatë spektaklit të mbrëmshëm, kur ajo zgjodhi të mos e ndjekë fare programin në televizion, por përkundrazi, të largohet krejt nga Kosova dhe të udhëtojë drejt Shqipërisë.
Ky veprim ka ngjallur spekulime mes ndjekësve dhe mediave, me shumë që besojnë se ishte një mënyrë për të distancuar veten nga zhvillimet e fundit.
Ndërkohë, Olta Gixhari është tashmë në rolin e opinionistes, duke sjellë energjinë dhe karakterin e saj të fortë në spektakël./InfoKosova/
Shiko videon: