Web Analytics

Bebe Rexha zbulon se vuan nga sindroma e vezoreve policistike

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është kritikuar shpesh herë për peshën e saj, ajo madje kishte dalë publikisht me një video në vitin 2019, duke treguar se si të gjitha shtëpitë e mëdha të modës refuzuan taa dizajnojnë fustnin e saj për në “Grammy Awards”.

Me gjithë përpjekjet për të humbur peshë, përmes regjimit në ushqim dhe ushtrimeve në palestër, rezultatet kanë qenë të vogla për interpretuesen e hitit “I’m good (Blue)”.

Megjithatë duket se kjo vështirësi në humbjen e peshës ka një arsye, pasi ajo ka zbuluar së fundmi se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.

Marrja e ilaçeve për trajtimin e kësaj sindrome vështirëon humbjen e peshës dhe këtë e bëri të ditur vet Rexha përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.

Të FUNDIT