Web Analytics

Beckham puth sërish vajzën e tij në buzë dhe videoja shkaktoi ‘luftë civile’ në rrjete sociale [Video]

Një raund i ri reagimesh ka shkaktuar David Beckham pasi puthi sërish në buzë vajzën e tij 12 vjeçare, pavarësisht se ai është kritikuar shpeshherë në rrjete sociale në lidhje me këtë gjest.

Këtë herë arsyeja e puthjes mes Beckhamit dhe vajzës së tij ishte përgatitja e tij për Javën e Modës në Paris.

Në video, Harper shihet duke pluhurosur fytyrën e babait të saj nën tingujt e këngës Style të Taylor Sëift dhe kur procedura përfundon 12-vjeçarja anon nga babai i saj i cili i jep një puthje në buzë.

“Marrëdhënia mes babait dhe vajzës është e bukur, por puthja në buzë nuk më duket e drejtë. Ajo është një adoleshente tani dhe jo një bebe”, ka komentuar një përdorues i rrjete sociale në videon e postuar nga David Beckham në Instagram.

Mirëpo, ka pasur dhe nga ata që kanë mbrojtur futbollistin veteran dhe iu kanë “rënë” trollëve që kritikojnë familjen e tij, siç shkruan New York Post:

“Çdo vajzë ka nevojë për një baba si ai”, “kjo është diçka e çmuar”, “Unë shkrihem teksa e shikoj videon, çfarë baba i mrekullueshëm dhe çfarë modeli”, “mos ki turp të puthësh vajzën, marrëdhënia jote është e bukur”, janë disa nga komentet që mbronin familjen Beckham.

Shiko Videon:

Nga rubrika