Web Analytics

Bëhet i “gjallë” kunati i Luiz Ejllit, shfaqet me ish-banorin e BB (FOTO LAJM)

Botuar nga: InfoKosova

Kunati i Luizit, Sokol Tahiri, ka qenë shumë i përfolur në media që kur hyri në “Big Brother VIP” për të surprizuar atë.

Pas surprizës, ai i hapi atij ‘GoFoundMe” që shkaktoi shumë polemika.

Ai më pas akuzoi ‘Top Channel’ në lidhje me të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin e Luizit.

Ai shkruante në një status se kjo është arsyeja pse janë bllokuar fotot dhe informacionet nga Instagrami zyrtar i Luizit, duke shtuar se nuk i është komunikuar se në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo.

Sakaq, bujë shkaktoi edhe deklarata e tij kur u bëri thirrje fansave most ë ndiqnin Luizin në Instagramin e ri që i krijoi Kiara.

“Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOË asnjë Instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij.

Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal.

Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me Instagramin e tij.

Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”

Sot na tërhoqi vëmendje se kunati i fituesit të Big Brother VIP 2 është shfaqur me fituesin e Big Brother 3.

Jetmiri ka qenë një figurë e përfolur në mediat sociale këto muaj, fillimisht për mbështetjen e madhe që ka treguar ndaj Luizit në live-t e organizuara në Instagram me Anaid Kalotin dhe të tjerë.

E më pas për disa kritika që ka bërë ndaj Kiarës dhe lojës së Luizit.

Shiko foton:

Të FUNDIT