Arinda Gjoni dhe Beniada Nishani kanë publikuar të dielën projektin e ri muzikor.
“Vetes” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Njëherësh ky është projekti debutues i Beniada Nishani meqë një gjë të tillë e kishte paralajmëruar prej kohësh.
Teksti, muzika dhe producimi vlen të ceket se u bë nga Fatjon Miftari.
Nuk dihet nëse modelja do të vazhdojë të bëjë muzikë apo ishte thjesht një sfidë për të.
Besohet se kënga do të ketë suksesin e merituar dhe do të pëlqehet nga publiku.