Egli Tako ka ndarë emocionet e para nga lidhja që ka nisur me Gjestin pas mbarimit të “Big Brother VIP Albania”.
Në një intervistë të shkurtër në studion e këtij spektakli, Egli tregoi se ajo që e tërheq më shumë te Gjesti është humori i tij:
“Fakti që më bën për të qeshur, di të jetë dimensional,” – u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre ka një thellësi të veçantë përtej asaj që shfaqet në publik.
Egli rrëfeu gjithashtu se, para se të ndiente diçka më shumë, e kishte parë Gjestin si një mik të vërtetë: “Kam parë një shok te Gjesti, para se të shihja diçka tjetër,” – tha ajo me sinqeritet.
E pyetur për planet e së ardhmes, Egli theksoi se dëshiron që gjithçka të vijë natyrshëm: “Do e lë gjënë të rrjedhë, ashtu siç është e shkruar të rrjedhë”.