Web Analytics
E hënë, 1 Shtator, 2025
24 C
Pristina

Binjakët Veshaj festojnë ditëlindjen, ja sa vite mbushën!

Sot, dy binjakët më të njohur të showbiz-it shqiptar, Donald dhe Romeo Veshaj, festojnë ditëlindjen e tyre, duke emocionuar fansat me urimet e ngrohta që i kanë bërë njëri-tjetrit.

Kjo ditë e veçantë shërben si një kujtesë e lidhjes së fortë vëllazërore që ata kanë ndërtuar gjatë viteve.

Donald Veshaj, në një postim të tij në rrjetet sociale, theksoi se kjo ditë nuk është thjesht një festë, por një mundësi për të reflektuar mbi dashurinë e tyre të palëkundur. “Dashuria jonë për njëri-tjetrin do të na çojë gjithmonë përpara… Dua të vazhdojmë të ëndërrojmë, të punojmë dhe të qeshim bashkë,” shkroi ai, duke e përfunduar urimin me një dëshirë të veçantë: “Edhe 100 vjeç gjysma ime!”

Në anën tjetër, Romeo Veshaj shprehu gjithashtu emocionin e tij në dedikimin për vëllain. “Çdo vit që kalon më kujton sa me fat jam që kam lindur në të njëjtën ditë me ty. Çdo hap i jetës ka qenë më i lehtë sepse të kam pasur ty pranë… Sot festojmë të dy, por dhurata më e bukur që unë kam është ti,” shkroi ai, duke theksuar rëndësinë e lidhjes së tyre.

Ata kane mbushur 29 vite jete.

Urimet e tyre prekëse janë pritur me dashuri nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur admirim për lidhjen e fortë vëllazërore. Fansat kanë shpërthyer në komente, duke i uruar ata për sukseset e arritura dhe për momentet e bukura që ndajnë së bashku.

Binjakët Veshaj janë bërë simbol i vëllazërisë dhe mbështetjes së ndërsjellë, duke treguar se si dashuria familjare mund të jetë një burim i fuqishëm motivimi. Kjo lidhje e veçantë i ka ndihmuar ata të përballen me sfidat e showbiz-it dhe të dalin më të fortë.

PROMO

Nga Rubrika