E hënë, 24 Mars, 2025
9 C
Pristina

Blero harron ‘bebin’, na prezanton me të dashuren e tij të re (Foto)

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka bërë sërish jehonë në mediat sociale me një postim të fundit që ka lënë të gjithë në pritje të detajeve më të thella rreth jetës së tij personale.

Me një foto të re në Instagram, ai ka zbuluar pamje nga një darkë romantike me të dashurën e tij, duke tërhequr sërish vëmendjen e fansave të tij të shumtë.

Për të mbajtur frymën e misterit, Blero ka zgjedhur të mos e ekspozojë fytyrën e partneres në imazhin e publikuar, vetëm duke e treguar atë në një pozë para pasqyres.

Kjo zgjedhje i jep një notë intrigante situatës dhe nxit kuriozitetin e ndjekësve të tij.

Rreth disa muaj më parë, Blero deklaroi se ishte në një marrëdhënie të re, duke shkaktuar spekulime të shumta mes fansave dhe mediave. Gjatë kësaj periudhe, ai ka preferuar të mbajë detajet e jetës së tij private në hije, duke e lënë identitetin e të dashurës së tij një mister për publikun.

PROMO

Nga Rubrika