Këngëtari i njohur Blero ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij sentimentale.
Pas disa lidhjeve, ai po jeton një romancë të re dhe shumë të veçantë. E dashura e tij, duket se ka vendosur ta nxjerrë në pah dashurinë në një mënyrë të pazakontë.
Ajo ka shpërndarë një bisedë që tregon emocionet e saj të thella dhe dëshirën për të kurorëzuar lidhjen me Bleron.
“Më mungon shumë dhe dua të martohem me ty. Unë thashë PO, pa më pyetur hiq”, shkruan ajo me një stil humoristik dhe plot dashuri.
Kjo deklaratë vjen e shoqëruar me emoji, duke e bërë atë edhe më tërheqëse dhe emocionale.
Blero gjithashtu nuk mbeti pas, duke e përkrahur me komente të ngrohta dhe romantike.
“Përgjithmonë”, shkruan ai, duke theksuar se është në gjendje të shijojë çdo moment të kësaj lidhjeje.
Për publikun, ky lajm ngjall kuriozitetin se nëse Blero është në prag të martesës apo është vetëm një thjeshtë një premtim i bukur.
Çfarë mendoni ju për këtë situatë? A do të ishte kjo hera e tretë e Blerit në altar, ose një hap tjetër në karrierën e tij artistike?
Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!