Web Analytics

Brenda fabrikës sekrete të iPhone – aty ku rregullat janë strikte si në ushtri [Foto]

Botuar nga: InfoKosova

Rreshtuar me saktësi ushtarake, qindra punonjës presin për të bërë iPhone në një nga fabrikat më të fshehta në linjën e prodhimit të teknologjisë Apple.

Të veshur me xhaketa rozë, “kapela” blu dhe pantofla plastike, punëtorët kanë shenjat e tyre të identitetit të cilat skanohen në një iPad nga një mbikëqyrës në mëngjesi.

Nga atje, ata e bëjnë rrugën e tyre drejt vend punishtes, por jo para se t’i nënshtrohen kontrolleve të njohjes së fytyrës.

Pegatron Corp. punëson deri në 50.000 njerëz në fabrikën e vet në Shanghai e cila mbulon një sipërfaqe, sa madhësia e 90 fushave të futbollit.

Derisa hyjnë në kompleks, punëtorët duhet të kalojnë nëpër detektorë metali të dizajnuar për të detektuar çdo kamerë ose pajisje video që mund të përdoret për të rrjedhje të detajeve të teknologjisë së fabrikës.

Deri më tani, punët e brendshme të fabrikës kanë qenë një sekret.

Por dy firmat, për herë të parë kanë lejuar një gazetar perëndimor që të futet brenda, pasi kompanitë janë përballur ndër vite me akuza se stafi i tyre janë duke bërë punë rraskapitëse dhe me paga të ulëta.

Jenny Chan, një lektor në Kolegjin Kellogg Oksfordit, tha:

“Fakti që ata lejojnë një gazetar tregon se ata janë duke iu përgjigjur presionit të jashtëm dhe duke u përpjekur të jenë më transparent. Të paktën në sipërfaqe, ata janë duke u përpjekur për të rregulluar diçka”.

Sipas China Labour Watch, paga bazë e tyre është shumë e ultë dhe punëtorët janë të detyruar të punojnë edhe pas orarit.

Po sipas medieve, një punëtor thuhet të marrë rreth 230 funte në muaj.

E një Iphone në Kinë thuhet se kushton rreth 480 funte.

Shiko Fotot:

Të FUNDIT