Web Analytics

Bufoni paralajmëron për sfidën kundër Shqipërisë: “Në tribuna do të jenë 80% tifozë shqiptarë”

Portieri legjendar i përfaqësueses italiane, Gianluigi Buffon, nuk është i bindur se “azzurrët” do të kenë një detyrë të lehtë kundër Shqipërisë në ndeshjen e parë të grupit në Euro.

Italia dhe Shqipëria do të luajnë të shtunën në ora 21:00 në Dortmund.

Buffon thotë se kjo nuk do të jetë një sfidë e lehtë për bashkëkombasit e tij, pasi Shqipëria, siç vë në dukje ai, po përparon vazhdimisht në futboll nga viti në vit.

“Ne luajmë me ta në premierë. Kjo ndeshje duket si më e lehta për ne në grup, por nuk do të jetë tamam kështu sepse kjo ndeshje ka kurthet e saj vetëm për faktin se është e para në turne. Arsyeja tjetër është se Shqipëria vitet e fundit po përparon vazhdimisht dhe gjithmonë ka pas vetes një masë të madhe tifozësh.”

Mbështetja nga tribuna, beson Buffon, do të jetë shumë më e madhe nga ana e shqiptarëve të dielën në Dortmund.

Ai kujton skenat e stadiumeve të mbushura nga Euro, ku shqiptarët luajtën për herë të parë.

Kjo ishte në vitin 2016.

“Më kujtohet që në Euro 2016 në Francë, Shqipëria kishte 80% mbështetje të tifozëve të saj në çdo ndeshje. Besoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe të shtunën në Dortmund,” thotë Buffon për ndeshjen e ardhshme dhe ambientin që mund të gjejnë italianët.

Në të njëjtin grup, të ashtuquajturën “grupin e vdekjes”, në ndeshjen tjetër do të takohen Kroacia dhe Spanja.

Nga rubrika