Sot është një ditë e kobshme për Capital T dhe familjen e tij.
Reperi i njohur po kalon një moment të dhimbshëm, pasi ka humbur një nga personat më të dashur të familjes së tij.
Ndërsa bota e artit shpesh përfaqëson festën dhe gëzimin, ai përballen me një humbje që vlen të theksohet.
Në një postim prekës në rrjetet sociale, Capital T njoftoi vdekjen e axhës së tij, Bajram Qazim Ademi, i cili ndërroi jetë sot.
Kjo ngjarje i ka lënë një boshllëk të madh në zemrën e artistit, duke e detyruar atë të reflektojë mbi lidhjet familjare dhe mbështetje që kanë ndihmuar formimin e karrierës së tij.
“I përjetshëm kujtimi për ty Axh. Qofsh i Parajsës” – shkroi ai, duke ndarë një fotografi të njoftimit mortor të të ndjerit. Kjo thënie e ndjerë pasqyron vlerat e familjes dhe dashurinë që ai ka për ata që e kanë mbështetur në çdo hap të jetës së tij.