Web Analytics

Çaste intime në fotosesionin e ri të Rita Ora dhe Taika Waitit

Botuar nga: InfoKosova

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, janë protagonistët e fundit të kopertinës së revistës “Vogue Australia”.

Në një intervistë të detajuar, çifti tregon për martesën e tyre dhe se si kanë gjetur njëri-tjetrin.

Sydney, qyteti i magjisë së tyre të parë, zë vend të rëndësishëm në historinë e dashurisë së tyre, dhe edicioni australian i revistës “Vogue” ka qenë platforma e përshtatshme për ta ndarë këtë histori me lexuesit.

Përveç intervistës, Rita dhe Taika realizuan një fotosesion të përbashkët, ku shfaqen në forma intime.

Nëpërmjet fotove, çifti shpreh kiminë e tyre sensuale, duke treguar se lidhja e tyre është e fortë dhe e thellë.

Rita aktualisht ndodhet në Australi bashkë me bashkëshortin e saj, pasi është angazhuar si trajnere në “The Voice Australia” për të tretën vit radhazi.

Si një nga programet më të shikuar për talentet e reja në Australi, Rita Ora po shkëlqen në rolin e trajneres.

Shiko Fotot:

Të FUNDIT