Te Milani po përgatitet për një përballje emocionuese ndaj Genoa, por mendja e trajnerit Sergio Conceição është gjithashtu e përqendruar te finalja e Kupës së Italisë. Në një intervistë, ai shprehu shqetësimet e tij për gjendjen fizike të disa lojtarëve dhe për nevojën për vazhdimësi taktike në skuadër.
“Jovic është në përmirësim, pasi ka përfunduar tri stërvitje me ne. Ndërkaq, Abraham përballet me një problem fizik dhe nuk është i disponueshëm. Po ashtu, Bondo dhe Sottil do të mungojnë,” tregoi Conceição gjatë konferencës për mediat.
Genoa-Milan si hap drejt Kupës së Italisë?
“Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Tani për tani, fokusi ynë është te Genoa, ndërsa më pas e kemi radhën për dy ndeshjet me Bologna. Punojmë çdo ditë për të përmirësuar lojën tonë dhe besojmë se përmes përgatitjes së duhur, do të bëhemi një skuadër më e fortë,” shtoi ai.
Ky formacion ofron më shumë garanci?
“Ne jemi duke punuar për vazhdimësinë me një modifikim në sistemin tonë të lojës. Lojtarët janë më të përgatitur për të kuptuar kërkesat e mia dhe ndonjëherë ndodhin situata të papritura, sikur ndodhi me Jovic në ndeshjen me Venezia. Të gjithë kanë një rol të rëndësishëm në skuadër, dhe unë iu besoj plotësisht,” shpjegoi ai.
Po testoni titullarët për Kupën apo po menaxhoni grupin?
“Ne nuk menaxhojmë asgjë. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, dhe duhet t’i tregojmë tifozëve tonë se ne lojmë me pasion dhe cilësi. Nuk është vetëm një lojë për 11 lojtarë. Ne përqendrohemi në çdo aspekt të përgatitjes,” theksoi Conceição.
A janë kthyer në formën e duhur Theo dhe Leao?
“Cilësia e tyre është e njohur nga të gjithë, por kjo duhet të shoqërohet me vazhdimësi. Të dy lojtarët janë mes më të mirëve në botë në pozitat e tyre, dhe rëndësia e momentit është vendimtare. Tani janë në formë dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën,” nënvizoi ai.
Roli i Walker?
“Walker mund të luajë si mbrojtës i brendshëm ose në krah. Ai është një opsion shumë i vlefshëm dhe e shoh në një formë të mirë,” tha ai duke i dhënë një shpresë më të madhe ekipit.
Gimenez apo Jovic?
“Të dy lojtarët kanë cilësi të mëdha. Më takon mua të vendos se kush do të luajë, ose nga ata mund të luajnë të dy. Ne kemi besim në potencialin e tyre dhe do të shohim se si do të zhvillohen gjërat në ndeshjen e radhës,” shpjegoi ai.
Po Jimenez?
“Jimenez ka talent, por duhet të përmirësojë përqendrimin e tij dhe të rrisë vazhdimësinë. Ai është i ri dhe ka potencial të madh për t’u zhvilluar,” theksoi trajneri i kuqezinjve.
Cili është pozicioni i Loftus-Cheek?
“Loftus-Cheek është një lojtar shumë i aftë. Unë e shoh atë si një lojtar ‘box to box’, që mund të luajë në disa pozita. Ai është fizikisht dhe teknikisht i fortë, dhe ne kemi shumë pritshmëri nga ai në këto ndeshje të fundit të sezonit,” përfundoi Conceição.
Si garantohet soliditeti mbrojtës?
“Duhet të punohet për të ndërtuar një sistem të fortë ekipi. Ne kemi krijuar shumë mundësi në fazën sulmuese, por ndonjëherë kemi pësuar në mbrojtje. Kjo është diçka mbi të cilën do të punojmë me kujdes për t’i korrigjuar gabimet,” përfundoi ai.