Web Analytics

Çfarë është kjo krijesë e çuditshme që ngjan me krokodilin dhe delfinin? (Video)

Botuar nga: InfoKosova

Në ujërat e turbullta të detit në Zhoushan të Kinës, peshkatarët kanë kapur një gjallesë të pazakontë.

Ky peshk bizar ngjanë me krokodilin, ndërsa gojën dhe lëkurën ngjyrë gri e ka sikur të delfinit.

Peshkatarët që ishin në barkë, kanë arritur ta nxjerrin sipër ujit vetëm sa për ta filmuar, dhe më pas e kanë lëshuar sërish krijesën që kishte trup mjaft të madh.

Njohësit e specieve të ujërave, e kanë krahasuar me një balenë të vogël që jeton në thellësi të detit, por kanë eliminuar mundësinë se ajo mund të dalë në ujëra të cekëta.

“Nuk ka mundësi që kjo balenë e vogël të del mbi sipërfaqe të ujit. Mund të jetë ndonjë krijesë tjetër, që ka pësuar deformime të ndryshme fizike”, kanë thënë ekspertët e kafshëve.

Shiko Videon:

Të FUNDIT