Web Analytics

Çfarë po ndodh? Rusia i ndalon hyrjen Barack Obama-s

Botuar nga: InfoKosova

Ministria e Jashtme ruse tha të premten se ish presidenti amerikan Barack Obama ishte në mesin e 500 qytetarëve amerikanë që do të ndaloheshin si përgjigje ndaj sanksioneve të fundit nga Uashingtoni.

inistria tha gjithashtu se Rusia kishte refuzuar kërkesën e fundit të SHBA për qasje konsullore ndaj gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili u arrestua në mars me dyshimin për spiunazh.

Kjo lëvizje u shkaktua nga refuzimi i SHBA-së muajin e kaluar për t’i dhënë viza mediave që udhëtonin me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në Kombet e Bashkuara, thuhet në një deklaratë.

“Uashingtoni duhet të kishte mësuar shumë kohë më parë se asnjë sulm i vetëm armiqësor ndaj Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar”, thuhet më tej në deklaratën e ministrisë së jashtme ruse.

Më herët të premten, SHBA njoftoi masa ndëshkuese kundër më shumë se 300 objektivave, si një ndëshkim ndaj Rusisë për pushtimin që ka nisur në Ukrainë prej shumë muajsh.

Të FUNDIT