Web Analytics

Çfarë u tha Luizi banorëve në ‘prime’ që i bëri për ‘ujë të ftohtë’?!

Luiz Ejlli ishte mbrëmjen e djeshme pjesë e “Big Brother VIP”, por si i ftuari special, edhe pse moderatori Ledion Liço me shaka, tha se “ai është banori më i ri”.

Pasi performoi këngën e tij më të fundit “Kce”, Luizi mes batutave u tha banorëve “tani fillon loja”, të cilët u panë paksa të habitur nga hyrja e këngëtarit.

Ledion Liço: “Luizi nga sot është banori më i ri i BBVIP 3”.

Luiz Ejlli: “Tani fillon loja, mos lëvizin sa të marr valixhet”.

Ledion Liço: “U prenë fare”.

Luiz Ejlli: “Kam Kiarën te shtëpia se kisha qënduar.

Jeni të mirë, vazhdoni. Kam firmosur një kontratë nuk më lejohet të them asgjë.

Ju them me qejf se të gjithë jashtë i kanë bërë flokët tan si ju.

Jeni shumë të mirë.

Unë vetëm diçka do ju them.

Qeshni sa më shumë”.

Nga rubrika