Në një ndeshje të mbushur me emocione dhe tension, Chelsea arriti të shënojë një fitore të thellë ndaj West Ham, duke e lënë pas javën e kaluar dhe duke rikthyer besimin te tifozët e saj.
Vendasit e filluan ndeshjen me një ritëm të lartë, duke shënuar golin e parë në minutën e gjashtë. Lucas Paqueta realizoi një gol të bukur, duke u asistuar nga Diouf, dhe kështu vendosi tonin për pjesën e parë të takimit.
Megjithatë, Blutë nuk u dorëzuan lehtë. Ata barazuan shifrat në 1-1 me anë të Joao Pedro, i cili shfrytëzoi një asistim të Marc Cucurella. Vendasit menduan se kishin rikthyer epërsinë, por goli i Niklas Fullkrug u anulua për pozicion jashtë loje, duke i lënë ata të zhgënjyer.
https://streamff.com/v/23a76594
https://streamff.com/v/7e8b1cf2
https://streamff.com/v/ef8c7549
https://streamff.com/v/b3fb868f
Pas barazimit, Chelsea mori kontrollin e lojës dhe shënoi golin e epërsisë me Pedro Neto në minutën e 23-të, pas një asistimi të Joao Pedro. Vetëm 11 minuta më vonë, Enzo Fernandez shënoi për 3-1, duke u asistuar nga talenti brazilian, Estevao Willian, dhe kështu përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Chelsea vazhdoi me dominimin e saj, duke shënuar dy gola të tjerë. Moise Caicedo realizoi në minutën e 54-të për 4-1, ndërsa Trevoh Chalobah e përmbylli takimin me golin e tij të shënuar pas një tollovie në zonë, duke e çuar rezultatin në 5-1.
Me këtë fitore, Chelsea arrin në kuotën e katër pikëve pas dy javësh, duke rikthyer shpresat për një sezon të suksesshëm. Tifozët tashmë janë të emocionuar për sfidat e ardhshme dhe për atë që mund të sjellë ekipi i tyre në këtë sezon.