Web Analytics

Cilat janë metodat e lashta që tregonin nëse do të lindë vajzë apo djalë?

Botuar nga: InfoKosova

Në të kaluarën, ku ekografitë ende nuk ekzistonin, kurioziteti për të zbuluar gjininë e bebes ka qënë gjithmonë i madh.

Nepsi, forma e barkut, gjendja emocionale janë vetëm disa nga bestytnitë që tregonin në atë kohë nëse fëmija që prisnin ishte vajzë apo djalë.

Në kohët e sotme, këto “tregues të lashtë” mund të mos besohen apo të merren parasysh, gjithçka i mbetet rastësisë për t’u parë:

Shkëlqimi i lëkurës:

Nëse lëkura ju shkëlqen dhe bëheni më të bukura, tradita tregon se po prisni një djalë. Vajzat i bëjnë nënat të duken më pak të bukura, me lëkurë me probleme dhe me flokë më të dobët.

Forma e barkut:

Nëse e keni barkun e gjerë, mendohej të prisni një vajzë, nëse barku është i ngushtë ka më shumë gjasa të prisni një djalë.

Sodë buke:

Ky ka qënë testi më i përdorshëm dhe më “i besueshëm” për gjeneratën më të vjetër.

Në një tas të vogël me urinë hidhni 2 lugë sodë buke, nëse urina nuk reagon do të thotë se ka gjasa të prisni një vajzë, nëse shkumon mund të keni një djalë.

Zona ku shtoni peshë:

Është e pritshme që gjatë shtatzënisë të shtoni në peshë, por nëse shtoni peshë në pjesën e kofshëve dhe ijeve ka gjasa të prisni një vajzë, nëse shtoni peshë të njëtrajtshëm në të gjithë trupin, mund të jeni duke pritur një djalë.

Mundimet e mëngjesit:

Nëse shtatzëninë e keni me mundime, me të vjella të shumta dhe me gjendje jo të mirë, të moshuarit e shpjegojnë si ardhjen e një vajze në jetë.

Nëse ndiheni të lehta dhe pa mundime supozohet të jetë djalë!

E ëmbël apo e kripur:

Supozohet që nënat që po presin një vajzë kanë dëshirë të hanë më shumë gjëra të ëmbla, në të kundërt nënat që presin një djalë kanë më të preferuara ushqimet e kripura dhe të tharta.

Të rrahurat e zemrës:

Nëse të rrahurat e zemrës janë 140 në minutë supozohej të prisni një vajzë, nëse të rrahurat e zemrës së foshnjes janë nën 140 supozohej të prisni një djalë.

Të FUNDIT