Rreth një muaj më parë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri përjetoi një moment të veçantë në jetën e saj, pasi u bë teze për herë të parë.
Motra e saj, Tringa Zeqiri, solli në jetë djalin e saj të parë, të cilin e pagëzoi me emrin Trim.
Ky lajm gëzues u ndanë përmes një postimi emocionues nga nëna e Dafines, Milihate Zeqiri, e cila shprehu dashurinë dhe krenarinë e saj për nipin e vogël.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe medias është qëndrimi i vetë Dafina Zeqirit.
Çuditërisht, Dafina nuk ka bërë asnjë urim publik për ardhjen në jetë të nipit të saj, duke lënë shumë njerëz të befasuar, shkruan InfoKosova.
Nuk ka pasur asnjë postim, as story në Instagram, ku ajo zakonisht ndan momente të rëndësishme të jetës së saj me ndjekësit.
Kjo heshtje ka ngjallur dyshime dhe spekulime për marrëdhënien e saj me motrën Tringa.
Gjithashtu, vërehet se dy motrat, Dafina dhe Tringa, nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, çka vetëm sa shton më tej hamendësimet për një marrëdhënie të tensionuar midis tyre.
Pavarësisht këtyre sinjaleve, fansat dhe ndjekësit shpresojnë që gjithçka të shkojë mirë mes familjes, dhe që këto spekulime të mos jenë tregues i një problemi të thellë.
Ndonëse kjo heshtje e Dafines mund të duket e pazakontë, mbetet për t’u parë nëse ajo do të reagojë publikisht për këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e saj dhe të familjes së saj.
Ndërkohë, fansat vazhdojnë të jenë të ndjeshëm ndaj çdo detaji nga jeta personale e këngëtares së suksesshme. /InfoKosova/
Shiko foton: