E shtunë, 22 Mars, 2025
6.5 C
Pristina

Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia s’më ndalon të performoj

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht ndaj kritikave që ka marrë për faktin se po vazhdon të performojë edhe gjatë periudhës së shtatzënisë.

Në një postim të saj në InstaStory, ajo ndau një fotografi që ilustronte barkun e saj të rrumbullakosur, shoqëruar me një mesazh të fuqishëm, duke shpjeguar vendimin për të qëndruar aktive në skenë pavarësisht gjendjes së saj.

“Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia.

Qysh në fëmijëri, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua – më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk kam qenë në formën më të mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit,” ka shkruar ajo.

Dafina theksoi se për të, muzika nuk është thjesht një profesion, por një pasion i papërmbajtshëm që e ka ndjekur që nga fëmijëria. “E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin.

Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe forcën për të vazhduar karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë që është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde,” shtoi ajo.

Në mesazhin e saj, këngëtarja gjithashtu kritikoi perceptimet e gabuara ndaj grave që vazhdojnë të punojnë gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se shpesh burrat nuk e kuptojnë këtë forcë të jashtëzakonshme. “Fatkeqësisht, disa njerëz – sidomos disa burra – nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa gjumë. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie,” përfundoi Dafina.

PROMO

Nga Rubrika