E mërkurë, 4 Qershor, 2025
21.2 C
Pristina

Dea Mishel në lidhje dashurie? Publikohen fotot krah djalit bukurosh!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Dea Mishel, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas një veprimi që ka ngjallur dyshime të forta për jetën e saj sentimentale.

Në disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Dea shfaqet duke shijuar atmosferën e një koncerti në shoqërinë e një mashkulli misterioz, me të cilin duket tejet e afërt dhe e relaksuar.

Gjesti i saj nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve, të cilët menjëherë kanë nisur të spekulojnë se bëhet fjalë për partnerin e saj të zemrës.

Ashtu si shumë figura publike, edhe Dea ka zgjedhur ta mbajë jetën e saj private nën një mbulesë.

Megjithatë, zhvillimet e fundit janë të mjaftueshme për të ngritur pikëpyetje rreth marrëdhënieve të saj personale.

Ndonëse ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për një lidhje të mundshme, prezenca e vazhdueshme e këtij mashkulli pranë saj dhe momentet e përbashkëta që ndan me publikun, lënë të kuptohet se diçka më shumë se miqësi mund të ketë mes tyre.

PROMO

Nga Rubrika