E mërkurë, 16 Prill, 2025
18.7 C
Pristina

Degradon situata, publikohet fletë-njoftimi ku shpallin Jozin të vdekur

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku banori Joz Marku ka goditur me forcë në fytyrë Gjestin, duke shkaktuar reagime të ashpra nga publiku në rrjetet sociale.

Veprimi i Jozit është dënuar gjerësisht si një akt dhune që nuk duhet të tolerohet në asnjë rrethanë, veçanërisht në një format televiziv kaq të ndjekur.

Megjithatë, reagimi ndaj tij ka tejkaluar kufijtë e kritikës.

Sot në rrjet ka qarkulluar një foto me një fletë njoftim të rremë, e cila pretendonte se Jozi kishte ndërruar jetë.

Ngjarja ngre shqetësime serioze jo vetëm për sigurinë brenda formatit, por edhe për mënyrën si shoqëria reagon ndaj dhunës dhe si shpërndahen lajmet e pavërteta.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika