E hënë, 31 Mars, 2025
7.7 C
Pristina

Deklarata ‘shokuese’ e Jozit: Kur të hyjë burri në shtëpi, fëmija duhet me u dridh e gruja me qëndru në sallon

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një deklaratë e bërë nga Jozi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Gjatë një bisede me Loredanën dhe Gertën, ai shprehu mendimin e tij mbi autoritetin që duhet të ketë një burrë në familje, duke theksuar se kur ai hyn në shtëpi, fëmijët duhet të frikësohen dhe të vrapojnë për të kapur librat.

Deklarata e Jozit e ngjall një diskutim të thellë mbi natyrën e autoritetit brenda një familjeje dhe rolin e secilit anëtar. Ai tha: “Ore, i keni harruar gjërat ju moj! Ore, duhet me ardh era burrë. Kur vjen burri në shtëpi, me u dridh shtëpia. Fëmijët me ja fut vrapit, me kap librat. Vetëm gruaja qëndron në sallon.”

Reagimi i Loredanës, e cila shihet duke qeshur nga sikleti, bën që kjo deklaratë të duket edhe më provokuese. Por, çfarë qëndron pas kësaj qasje? Një diskutim më i thellë mbi rolin e burrave dhe grave në shoqëri është gjithmonë në rrjedhë.

Deklarata e Jozit ka ngjallur debate të shumta mes publikut. Disa e kanë parë si një mentalitet të vjetër dhe patriarkal, ndërsa të tjerë e kanë marrë si një shaka apo një mënyrë për të theksuar disiplinën në familje.

Ky ndarjen e mendimeve pasqyron realitetin kompleks të rolit të gjinive në shoqërinë shqiptare.

PROMO

Nga Rubrika