Web Analytics

Dëshmitari i masakrës së Gjakovës: Britmat e fëmijëve s’harrohen kurrë

Botuar nga: InfoKosova

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët e masakrave serbe gjatë luftës në Kosovë, vazhdojnë t’i rrëfejnë tmerret që panë dhe përjetuan.

Sami Parashumti, rrëfen tmerrin e masakrës së Gjakovës, ku nga familja Caka, vetëm një djalë arriti të shpëtonte.

Ai tregon ngjarjen në mënyrë kronologjike dhe tmerrin që kishin përjetuar nga vrasja barbare e ushtrisë serbe ndaj civilëve shqiptarë.

“Në lagjen tonë, kur na kanë rënë, në 12:10 të natës, janë dëgjuar vetëm krisma.

Me pa nuk është parë asgjë, krismat edhe piskamat e familjeve Vesa.

Janë kanë diku 21 anëtarë më duket.

Aty kemi dëgjuar piskamat, kur janë dëgjuar krismat, piskamat janë ndalë.

Atëherë ka filluar t’i dalë flaka shtëpisë, i kanë marr nga marketi i kanë dërguar në shtëpi.

Kur kanë hy në shtëpi është bërë masakra”, thotë Parashumti, për Klan Kosova.

“Një djalë ka mbet gjallë.

E kam parë në Shqipëri, quhet Dren Caka”.

“Çka më ka treguar ai mua, ai është munduar ta shpëtoj motrën e tij, atë natë kishte ajo ditëlindjen.

U mundua ta largojë nga dritarja e banjos, nuk ka mundur pasi nuk kishte forcë nga dora e plagosur, kur ka filluar zjarri ai është larguar nga dritarja e ka dalë ë oborr.

Motra e tij. Nënë dhe të gjithë të vdekurit i ka zënë zjarri”.

Në këtë masakër u vranë mbi 70 civilë në atë lagje.

Të FUNDIT