Web Analytics
E shtunë, 6 Shtator, 2025
23.7 C
Pristina

Dhurata, gjeste romantike dhe shumë dashuri! Oriola Marashi po përgatitet për fejesë?

Prej disa kohësh, modelja e njohur Oriola Marashi është në një lidhje dashurie që duket se po merr një drejtim serioz.

Partneri i saj, i njohur për gjestet e tij romantike, po e bën çdo moment të veçantë për të dashurën e tij.

Pak ditë më parë, Oriola u surprizua me një sërë dhuratash luksoze. Në një postim në “Instastory”, ajo ndau pamje të një tufë trëndafilash dhe një dhuratë të mbështjellë, që duket se ishte një bizhuteri e shtrenjtë, duke ngjallur kuriozitetin e ndjekësve të saj.

Pas një periudhe ripajtimi, dyshja po e shijon këtë histori dashurie, duke ndarë copëza nga jeta e tyre e përditshme. E gjithë kjo duket se është e mbushur me momente të veçanta dhe luksoze, që i japin një shije të veçantë marrëdhënies së tyre.

Një foto e mëparshme e Oriola Marashit në “InstaStory” kishte trazuar rrjetin, pasi ajo tregonte një unazë me diamant në gisht, duke ngjallur dyshime se mund të kishte pranuar një propozim fejesë.

Kjo ngjarje kishte bërë që fansat të spekulojnë për një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e saj.

Aludimet për fejesë janë forcuar edhe më tej me disa foto të fundit, ku Oriola pozon në bregdet dhe unaza e fejesës duket qartë në dorën e saj të majtë. Kjo ka bërë që ndjekësit të pyesin nëse ajo është duke u përgatitur për një hap të rëndësishëm në jetën e saj personale.

 

PROMO

Nga Rubrika