E diel, 18 Maj, 2025
14.8 C
Pristina

Ditë e veçantë për Elita Rudin, emocionon me postimin e fundit!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Sot është një ditë e mbushur me emocione për moderatoren e njohur Elita Rudi.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një urim tejet emocionues për nënën e saj, e cila feston ditëlindjen.

Në një postim në Instagram, Elita ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e pafundme për njeriun që, siç shkruan ajo, ka qenë gjithmonë drita dhe forca që e ka udhëhequr në çdo hap të jetës.

“Nëna ime, guida ime, forca ime! Në çdo hap që kam hedhur, ka qenë dora jote që më ka mbajtur lart,” shkruan Elita ndër të tjera, duke e cilësuar nënën e saj si frymëzimin e përjetshëm dhe energjinë që e shtyn përpara edhe në ditët më të vështira.

Moderatorja shprehet e lumtur dhe krenare që është bija e një gruaje kaq të jashtëzakonshme. Ajo e vlerëson rolin e nënës në formimin e saj si njeri dhe profesioniste, duke theksuar se dashuria e saj është një force motivimi që e ndihmon të përballojë çdo sfidë.

Elita, e njohur për personalitetin e saj të fuqishëm dhe përkushtimin në profesion, shpesh herë ndan momente nga jeta e saj me ndjekësit e saj, duke e bërë atë një figurë të dashur për publiku. Ky urim për nënën e saj tregon anën e saj më të ndjeshme dhe të sinqertë, duke e bërë atë më të afërt me admiruesit e saj.

PROMO

Nga Rubrika