Në mesin e shumë të rinjve që këtë vit po e përmbyllin kapitullin e shkollës së mesme, djali i gazetarit të njohur Adriatik Kelmendi ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të paraqitjes së tij të jashtëzakonshme.
Pamja e tij elegante dhe stili i veçantë gjatë mbrëmjes së maturës kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Një ngjarje e zakonshme për shumë maturantë, por për Adriatik Kelmendin, kjo ka qenë dëshmia e asaj që përfaqëson suksesi dhe përkushtimi. Gazetari i njohur, që ndan jetën e tij ndërmjet punës në media dhe angazhimeve familjare, ka ndarë një moment shumë emocionues me ndjekësit e tij.
Adriatik Kelmendi, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në gazetari, ka shpërndarë një mesazh të veçantë për djalin e tij. „Epi i Gilgameshit është libri i parë. Ky Epi në foto – gëzimi ynë i parë. Epi ynë sot e përmbylli një kapitull të rëndësishëm në librin e jetës,” ishin fjalët e tij të emocionuara që e përcollën këtë moment të rëndësishëm.
I rrethuar nga miqtë dhe familja, djali i Adriatik Kelmendit ka treguar se si të jesh një njeri i respektuar dhe i dashur.
Maturantët shpesh qëndrojnë nën presionin e pritshmërive të ndryshme, por djali i Kelmendit duket se është i vendosur në rrugën e tij dhe ka qënë një frymëzim për të tjerë të rinj.