E enjte, 14 Nëntor, 2024
3.1 C
Pristina

Domatja është Frut apo Perime – Cila Është e Vërteta

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një nga prodhimet më të shijshme bujqësore të verës është domatja.

Ato shkëlqejnë në tezgat e shitësve ambulantë dhe të supermarketeve por edhe në kuzhinë krah perimeve më të freskëta të stinës.

Megjithatë, shpesh domatet përshkruhen edhe si frut.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni të vërtetën mbi emërtimin e saktë botanik të domates por edhe disa prodhimeve të tjera, të cilat gjenden përditë në gatimet tona.

Dallimi Mes Një Fruti dhe Një Perimeje

Frutat dhe perimet janë një pjesë e domosdoshme e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Ato kanë shumë të përbashkëta por edhe dallojnë nga njëra tjetra.

Këto dallime janë të gjitha në varësi të dy kategorive njerëzish: shefat e kuzhinës dhe fermerët.

Klasifikimi Botanik I Frutave dhe Perimeve

Klasifikimi botanik i frutave dhe perimeve bazohet kryesisht në strukturën dhe funksionet e bimës në fjalë.

Frutat formohen nga lulet.

Ato kanë fara dhe ndihmojnë në procesin riprodhues të bimës.

Disa nga frutat më popullore janë mollët, pjeshkët, boronicat dhe mjedra.

Perimet nga ana tjetër klasifikohen të tilla si pasojë e rrënjës, kërcellit, gjethet dhe pjesë të tjera të bimës.

Disa prej perimeve më popullore janë spinaqi, sallata jeshile, karrotat, panxhari dhe selinoja.

Klasifikimi Sipas Mënyrës së Gatimit

Kur vjen puna tek gatimi, klasifikimi i frutave dhe perimeve bëhet tërësisht ndryshe nga aspekti botanik.

Në kuzhinë, frutat dhe perimet vihen në përdorim falë profilit të aromës, shijes por edhe recetës.

Një perime ka një shije mikse dhe mundësisht të hidhur.

Përbërja e tyre është më e fortë se e frutave.

Në përgjithësi perimet mund të shijohen të freskëta por zakonisht ato duhen gatuar.

Perimet përdoren mirë në sallata, çomlek, ushqime të kavërdisura e gjellëra të ndryshme.

Si Përfundim, Domatet Janë Frut Apo Perime?

Shkenca thotë që domatja është një frut.

Të gjitha frutat kanë një ose disa fara në brendësi të tyre dhe rriten nga lulja e një bime.

Si çdo frut tjetër, domatja formohet nga lulet e vogla të verdha në vreshta dhe përmban fara të shumëta.

Këto fara mund të përdoren për mbjelljen e bimëve të tjera të domateve.

Disa varietete të tjera moderne domatesh janë kultivuar në mënyrë të atillë që të mos prodhojnë fara.

Pavarësisht varietetit, në aspektin botanik domatja vazhdon të konsiderohet një frut.

Në kuzhinë nga ana tjetër, domatja renditet krahas perimeve dhe kjo i ka dhënë asaj reputacionin e një perimeje.

Çështja në fjalë ka përfunduar edhe në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1893, një importues domatesh iu drejtua gjykatës me pretendimin se domatja duhet klasifikuar si frut dhe kërkoi uljen e tarifës së importit.

Gjykata vendosi që domatja të klasifikohej si perime në bazë të përdorimit në kuzhinë dhe jo klasifikimit botanik.

Domatja, nuk është i vetmi ushqim që vazhdon të vuajë një krizë identiteti.

Fruta të tjera që konsiderohen si perime janë: kastraveci, kungulli, speci, patëllxhani, bamja./AgroWeb/

Nga Rubrika