E hënë, 21 Prill, 2025
24.2 C
Pristina

Donadoni jep profeci për titullin e Serie A: Napoli, favoritë pas kalendarit të ngarkuar

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Roberto Donadoni, ish-trajner i Kombëtares Italiane, ka ndarë mendimin e tij mbi garën për titullin e Serie A, duke vënë në dukje avantazhin e Napolit për shkak të kalendarit të tyre më të favorshëm.

“Kalendari i Interit nuk është aq i thjeshtë dhe këtë e tregoi ndeshja kundër Bologna. Gjithçka është në diskutim, gjithçka për t’u luajtur. Për publikun është edhe më emocionuese, edhe pse ndonjë tifoz do të vuajë pak më shumë. Sa i përket Milanit, ndaj Atalantës ishte një ndalesë e hidhur, edhe pse e pësoi golin në momentin kur dukej se kishte kontrollin e ndeshjes. Pas golit pati një rënie shqetësuese më shumë mendore sesa fizike te kuqezinjtë. Tani gara për kualifikim në Champions bëhet tepër e komplikuar,” tha Donadoni, duke analizuar ngjarjet e fundit në kampionat.

Analiza e tij thekson se Milani është në një situatë të vështirë. “Ky ka qenë një sezon i komplikuar. Duhet të nxirren mësime nga kësi sezonesh dhe të kuptohet se ku janë bërë gabimet dhe ku duhet përmirësuar. Derbi i Kupës së Italisë tani bëhet një ‘deadline’ për kuqezinjtë. Kur je i detyruar të arrish një rezultat për të shpëtuar sezonin, gjërat bëhen edhe më të ndërlikuara. Një tjetër hap fals do të ishte mbyllja e një sezoni vërtet zhgënjyes. Shpresoj të mos ndodhë kështu,” vazhdoi ai.

Përsa i përket përfaqësimit të Orsolinis në Kombëtare, Donadoni thekson se realizimet e tij janë të rëndësishme. “Orsolini po luan mirë, bëri një gol me cilësi të lartë ndaj Interit. Te Bologna ka gjetur dimensionin e tij, di të përshtatet edhe me kërkesat taktike të trajnerit. Do të varet nga ai vetë, por Spalletti nuk mund të mos e marrë në konsideratë. Niveli i tij është rritur ndjeshëm dhe ai ka potencial për të kontribuar në skuadër,” tha ai.

Në lidhje me Bologna, Donadoni ka shprehur optimizëm. “Bologna po e tregon prej dy vitesh se mund të stabilizohet në zonat e larta të renditjes. I uroj klubit, presidentit Saputo dhe Fenuccit, të cilët i njoh mirë, që ta kenë gjetur dimensionin e tyre. Sartori po bën një punë të shkëlqyer, siç kishte bërë edhe në Bergamo dhe Verona. Dëshmi se kur di të punosh në një mënyrë të caktuar, rezultatet vijnë,” komentoi ai rreth përmirësimit të klubit.

Ai gjithashtu diskutoi se kush e meriton më shumë vendin e katërt, Bologna apo Juventusi. “Për përmasat dhe objektivat në fillim të sezonit, do të thosha se Bologna po e meriton më shumë krahasuar me Juven. Për shpenzimet në merkato, padyshim është në avantazh Juventusi. Megjithatë, për atë që kemi parë deri tani, Bologna do të meritonte diçka më shumë,” theksoi ai.

Në fund, ai u ndal tek lufta në krye të renditjes, duke theksuar se rëndësia e kalendarit është e madhe. “A do të ketë më shumë rëndësi numri i ndeshjeve apo vështirësia e pesë javëve të fundit? Besoj se e kaluara, në terma angazhimesh ka rëndësinë e saj. Kalendari nga tani deri në fund ka një tjetër peshë. Pa diskutim, Napoli në letër mund të ketë ndonjë avantazh krahasuar me Interin. Sidoqoftë, janë klube të mësuara të luftojnë në nivele të larta; do të jetë me të vërtetë një luftë e bukur,” përfundoi Donadoni.

PROMO

Nga Rubrika