Roberto Donadoni, ish-trajner i kombëtares italiane dhe një figurë ikonë në futbollin e Italisë, ka shprehur mendimet e tij rreth garës për titull në Serie A. Sipas tij, Napoli tani është më i favorizuar për të fituar titullin për shkak të kalendarit të tyre më të favorshëm, një analizë që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe ekspertëve të futbollit.
“Kalendari i Interit nuk është aq i thjeshtë dhe këtë e tregoi ndeshja kundër Bologna. Gjithçka është në diskutim, gjithçka për t’u luajtur. Për publikun është edhe më emocionuese, edhe pse ndonjë tifoz do të vuajë pak më shumë,” tha Donadoni gjatë intervistës në “Radio Anch’io Sport”.
Ai theksoi gjithashtu se Milan po përballet me sfida serioze dhe se rezultatet e tyre nuk janë për t’u injoruar. “Ndaj Atalantës ishte një ndalesë e hidhur për Milanin, dhe ata e pësoi golin në momentin kur dukej se kishin kontrollin e ndeshjes. Pas golit pati një rënie shqetësuese më shumë mendore sesa fizike te kuqezinjtë. Ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për ta,” shtoi ai.
Donadoni pranoi se në këto momente kritike, është e nevojshme që Milani të nxjerrë mësime nga gabimet e bëra gjatë sezonit. “Ky ka qenë një sezon i komplikuar. Duhet të kuptohet se ku janë bërë gabimet dhe ku duhet përmirësuar. Derbi i Kupës së Italisë tani bëhet një ‘deadline’ për kuqezinjtë. Një tjetër hap fals do të ishte mbyllja e një sezoni vërtet zhgënjyes. Shpresoj të mos ndodhë kështu,” tha ai.
Më pas, Donadoni e përmendi Orsolinin, një lojtar që po bënë një sezon të shkëlqyer me Bologna, duke theksuar se ai ka potencialin për të qenë pjesë e përfaqësueses italiane. “Orsolini po luan mirë, bëri një gol me cilësi të lartë ndaj Interit. Te Bologna ka gjetur dimensionin e tij dhe di se si të përshtatet me kërkesat taktike të trajnerit. Do të varet nga ai, por Spalletti nuk mund të mos e marrë në konsideratë,” tha Donadoni.
Donadoni gjithashtu diskutoi për qëndrimin e Bologna në renditjen e ligës, duke theksuar se ata janë duke treguar një përmirësim të dukshëm. “Po e tregon prej dy vitesh. Dëshiroj të uroj klubin, presidentin Saputo dhe Fenuccit për punën e tyre. Sartori po bën një punë të shkëlqyer, siç kishte bërë edhe në Bergamo dhe Verona. Dëshmi se kur di të punosh në një mënyrë të caktuar, rezultatet vijnë,” u shpreh ai.
Kur u pyet për konkurrencën mes Bologna-s dhe Juventusit për vendin e katërt, Donadoni tha: “Për përmasat dhe objektivat në fillim të sezonit, do të thosha se Bologna po e meriton më shumë krahasuar me Juven. Edhe pse Juventus ka bërë investime më të mëdha në merkato, Bologna ka treguar rezultate më të mira deri tani.”
Donadoni e kishte një opinon të fortë për luftën në krye të renditjes, duke e renditur kalendarin dhe numrin e ndeshjeve si faktorë kyç. “A do të ketë më shumë rëndësi numri i ndeshjeve apo vështirësia e pesë javëve të fundit? Besoj se e kaluara, në terma angazhimesh ka rëndësinë e saj. Kalendari nga tani deri në fund ka një tjetër peshë. Napoli në letër mund të ketë ndonjë avantazh krahasuar me Interin, por të dy klubet janë të mësuar të luftojnë në nivele të larta. Do të jetë me të vërtetë një luftë e bukur,” përfundoi ai.