Web Analytics

Dorëheqjet e policëve të rinj serbë, Sveçla: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas dorëheqjeve të zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb.

Sveçla përmes një postimi në X ka shkruar se zyrtarët policorë po detyrohen që të japin dorëheqje.

Sipas tij, Beogradi po dëmton qëllimisht komunitetin serbë në Kosovë.

“Zyrtarët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e Beogradit. Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht komunitetin serb në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë”, ka thënë Sveçla.

Po ashtu ministri i MPB-së bëri thirrje që kjo qasje e Beogradit karshi komunitetitserbë në Kosovë duhet të ndalet.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në X. /Telegrafi/

Nga rubrika