Web Analytics

Dua Lipa: Dua që njerëzit të thonë se unë dhe Rita Ora jemi nga Kosova dhe jo nga…

Botuar nga: InfoKosova

Pasi mori nënshtetësinë shqiptare, Dua Lipa dhuroi dhe një performancë elektrizuese në sheshin “Skëndërbej” për 110 vjetorin e Pavarësisë ku bëri dhe mbylljen e turneut të saj “Future Nostalgia”.

“Daily Mail” i ka dedikuar artistes një artikull ku tregon se si një vajzë e thjeshtë e cila ka emigruar me prindërit e saj po i jep një famë të madhe shqiptarëve.

Gjatë artikullit është kujtuar një intervistë e Duas ku shprehej se do të donte që Kosova të njihej nga të gjithë si vendi i saj dhe i Rita Orës, jo si shteti mes Italisë dhe Greqisë.

“Pra, nëse dikush thotë ‘oh, ku është Kosova?’ njerëzit thonë ‘është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’.

Ata fillojnë të flasin për këtë dhe është një gjë për të cilën je krenare.

Ju menjëherë ndiheni përgjegjës për imazhin që portretizoni dhe mënyrën se si përfaqësoni vendin tuaj”– u shpreh Dua asokohe.

Gjithashtu në artikull u citua dhe një deklaratë e Dukagjin Lipës, babait të këngëtares i cili para hapjes së Festivalit Sunny Hill u shpreh:

“Ne duam t’u japim njerëzve ndjenjën e përkatësisë, të jetesës evropiane dhe idenë se jemi pjesë e Evropës.

Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend paqedashës dhe muzikëdashës që mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen.”/Panorama/

Të FUNDIT