E diel, 1 Qershor, 2025
12.2 C
Pristina

Duda Balje bën lajm në Shkup me motoçikletë: ‘Jemi te Ismeti, jo te Izeti’

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Deputetja Duda Balje ka bërë një paraqitje interesante në Shkup, duke postuar një fotografi duke e lëvizur me motoçikletë, e cila duket se është në shoqëri me bashkëshortin e saj.

Në postimin e saj në Facebook, Balje tha: “Jemi në Shkup, ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim.”

Kjo deklaratë ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke i dhënë një nuancë të veçantë vizitës së saj.

Ajo është parë së fundmi në një kafene në Çarshinë e Shkupit, afër selisë së Izet Mexhitit, kryetarit të Lëvizjes Demokratike dhe liderit të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Fotot e shkrepura tregojnë Baljen duke u relaksuar në kafenenë “Terasa”, që është një vend popullor për politikëbërësit dhe njerëzit e njohur.

Kjo vizitë e saj në Shkup ka ngjallur interes të madh pas raportimeve se Baljes i është ofruar pozita e profesoreshës në Shkup, për të cilën ajo tha se ka pasur në biseda për të përfitur votën për Albulena Haxhiun, kryeparlementare.

“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje nga persona të cilët nuk janë drejtpërdrejt në politikë, por janë në shoqëri. Para disa vitesh kam aplikuar për profesoreshë në Maqedoni dhe kam përmbushur të gjitha kushtet, por nuk kam vazhduar me aplikime. Tani më kanë thënë se mund të diskutojmë për vendin e punës si profesoreshë,” tha Balje në një intervistë të mëparshme.

PROMO

Nga Rubrika