E hënë, 7 Tetor, 2024
7.3 C
Pristina

“Dueti me Mozzik, e lidhja me Lotinën”, Lutfi Haziri me bashkëshorten flasin për dhëndrin e ri

Para pak ditësh është martuar biznesmenja Shkënda Dubova.

Ajo kurorëzoi dashurinë e saj në një dasmë të bukur, pjesë e të cilës ishin figura të shumta publike.

Ndër ta edhe politikani Lutfi Haziri, i cili tashmë është edhe vjehrri i reperit Mozzik.

Në një prononcim, ai është pyetur se si e ka pritur lidhjen e vajzës së tij Lotinës me reperin Mozzik.

Në lidhje me këtë ai është përgjigjur: atë çfarë kemi pa dhe kemi gjetë tek ai është ajo çfarë Lotina ka dashtë.

Kur është fëmija i lumtur, ne fëmijët jem mbështetës. Unë jam roker, këngët e tij fort nuk i kam dëgjua por i kam përcjellë.

Albumet e fundit i ka të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, nëna e Lotinës e pyetur se a do të bënte bashkëpunim me dhëndrin e ri ka thënë “Nuk e di sa kombinohet repi me popullore, por pse jo”.

Shiko videon:

Nga Rubrika