Web Analytics

Dy të lënduar në një aksident në Lluzhan të Podujevës

Botuar nga: InfoKosova

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur këtë të premte në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë ajo.

Ahmeti më tej ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

Të FUNDIT