Massimiliano vjen në Shqipëri, menaxherja e tij zbulon pse refuzoi përballjen me Heidin në BBVA

Që kur u bë pjesë e “Big Brother”, Heidi Baçi vinte me një histori që tronditi Italinë.

Historia e saj me Massimiliano Varrese bëri që të rrëmbente vëmendjen e publikut.

Shkak u bë babai i saj, kur hyri në shtëpi për ta nxjerrë. Por teksa udhëtimi në Itali zgjati rreth 45 ditë, në Shqipëri Heidi shihet si një nga pretendentet për fitoren, por duket se historia e Italisë e ka përndjekur.

Shpeshherë çfarë ndodhi mes saj dhe artistit Massimiliano Varrese është bërë pjesë e shtëpisë. Gjithnjë e më shpesh, javët e fundit është folur se artisti italian do të ishte i ftuar në një përballje me Heidin, për të treguar anën e tij të historisë. Por një gjë e tillë jo vetëm që nuk ndodhi, por edhe nuk do të ndodhë. Nisur nga gjithnjë zhurma mediatike, vetë Massimiliano ka reaguar në rrjetet e tij sociale.

Artisti shprehet se ka marrë ftesë për të ardhur në Shqipëri, edhe për një përballje në “Big Brother”, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Panorama Plus” komunikoi me menaxheren e artistit, ku kërkoi më shumë detaje nga ky zhvillim.

Carmen u shpreh se Massimiliano është i përqendruar tek karriera e tij dhe nuk flet më për atë çfarë ndodhi në “Grande Fratello”.

“Massimiliano nuk do të futet më në këtë histori. Për të, ‘Grande Fratello’ ka mbaruar’ edhe historitë brenda. Tashmë ai është i angazhuar me karrierën e tij, sapo ka nxjerrë këngën e re dhe është shumë i angazhuar me karrierën artistike. I kanë shkruar shumë nga Shqipëria, ka marrë shumë dashuri prej jush, por preferon që të qëndrojë larg kësaj historie. Nuk ka folur as këtu në Itali me asnjë dhe nuk do të flasë edhe aty për çfarë ndodhi”, u shpreh menaxherja e artistit.

Nga Rubrika