E diel, 9 Mars, 2025
20.7 C
Pristina

Dy zarfa të zinj në shtëpi, çfarë do të ndodhë me Gjestin?/ Ja çfarë pritet të ndodhë sonte në BBVA

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania pritet të jetë plot surpriza dhe tension, pasi dy zarfa të zinj kanë mbërritur në shtëpi, duke ngritur pikëpyetje mbi fatin e banorëve.

Një nga momentet më tronditëse të këtij edicioni ishte veprimi i Gjestit, i cili kaloi murin rrethues të shtëpisë, duke shkelur një nga rregullat më të rënda të formatit. Ky incident solli një zarf të zi, vendimi i të cilit do të bëhet publik gjatë spektaklit të sotëm. Të gjithë presin me kuriozitet nëse Gjestit do t’i komunikohet një dënim i ashpër apo madje përjashtimi nga gara.

Por nuk mbaron me kaq! Vetëm disa orë më parë, një zarf i dytë i zi mbërriti në shtëpi, si pasojë e fshehjes së cigareve dhe sendeve personale nga ana e disa banorëve. Kjo situatë ka sjellë reagime të forta brenda shtëpisë dhe pritet të ketë pasoja të reja për lojtarët.

Përveç këtyre penaliteteve, sonte do të zbulohet edhe emri i banorit që do të largohet nga shtëpia. Rozana, Gerta, Tiri, Aldo, Egli apo Rizarta – cili prej tyre do të humbasë mundësinë për të fituar Çmimin e Madh?

Për të zbuluar këtë dhe të tjera zhvillime emocionuese, mos e humbisni spektaklin e madh sonte në Top Channel!

PROMO

Nga Rubrika