Web Analytics

Dyshohet për pastrim parash, i sekuestrohen mbi $1.5 milionë dollarë këngëtarit të njohur

Këngëtarit të njohur grek Antonis Remos i janë bllokuar llogaritë dhe ndaj tij ka nisur një procedim administrativ, pasi akuzohet se ka kryer evazion fiskal dhe pastrim parash.

Lajmi bëhet publik nga zyra greke e krimit ekonomik të ministrisë së financave.

Sipas njoftimit të kësaj zyre,shak për dyshime serioze se ai kryen evazion pasi ka dorëzuar pasqyra financiare me vlera të ulëta që ai ka deklaruar të cilat sipas ministrisë greke të financave i kanë sjellë Remos përfitime rreth 1.5 milionë euro, ndaj dhe është vendosur sekuestro preventive në këtë vlerë të pasurive të luajtshme dhe të paluajtëshme të këngëtarit të njohur.

Dyshime janë se Remo ka përfituar shuma të mëdha edhe nëpërmjet rekalamave,përqindjeve të shitjeve të pijeve në lokalet që ai këndon,ndërsa nuk ka deklaruar edhe dhurata dhjetëra mijëra euro të përfituara nga fansat e tij brenda dhe jashtë greqisë.

Hetimet do të kryhen nga një ekip i posacëm që është trajnuar enkas për raste analoge në shba dhe do të shtrihen në një periudhë 10 vjeçare.

Mbas publikimit të lajmit Andonis Remos ka mohuar të ketë përfituar shuma parashë që nuk i ka deklaruar.

Nga rubrika