Web Analytics

“E kapa me telefon…”, banori i “BBV3” zbulon pse u nda nga ish-partnerja!

Botuar nga: InfoKosova

Pavarësisht se është munduar të jetë sa më hermetik sa i përket jetës së tij private, pasditen e sotme, Liami ka hapur zemrën e tij me Françeskën.

Teksa të dy kanë qenë të ulur në oborr, Liami ka treguar arsyen se pse ishte ndarë nga e dashura e tij.

Banori ka treguar se për shkak të punës së tyre, kanë qenë larg njëri-tjetrit, duke bërë që të niste xhelozia mes njëri-tjetrit.

Liami: Nisi xhelozia ngaqë ne ishim larg, jo unë punët e mia si DJ, jo në Luksenburg, jo në Hollandë ndërsa ajo në Paris.

Takoheshim thuajse në fundjavë.

Në fillim ajo fundjava ishte e bukur, e pastër sepse takoheshim dhe ç‘malleshim, ndanim çdo gjë.

Pastaj filloi xhelozia, jo ku ishe ti, me kë ishe ti, pse nuk ma hap telefonin ti.

Françeska: Nga ajo apo nga ti?

Liami: Nga ajo.

Por unë kur bëj muzikë, bëj muzikë se nuk mundem se kështu është puna ime.

Edhe ajo, kur është duke ecur në pasarelë, nuk i them dot hape telefonin.

Kur një ditë të bukur e kapa me telefonin tim në dorë.

Kur dola unë nga tualeti, u mundua ta fshihte.

I thashë se çfarë po bënte, jo asgjë m’u përgjigj.

Po ti i thashë nuk ke turp.

Të FUNDIT