Në programin televiziv Për’puthen, konkurentja Enisa ka zgjedhur që në takimin e radhës të marrë dhe vajzën e saj 5-vjeçare me vete, pasi nuk kishte ku ta linte.
Kjo nuk u prit fare mirë nga Kastro i cili me tone të larta, përpiqet t’i shpjegojë Enisës se ka bërë diçka të gabuar.
Kështu nisi një debat i fuqishëm mes Kastros dhe Nedës, ku kjo e fundit i dha mbështetjen e plotë Enisës.
Kastro: “I thoshe produksionit mirupafshim, shtyje takimin”.
Neda: “Ai djali është dy metra, ka mjekër në fytyrë, e vendos vetë, ai tha ok, mbaroi historia.
Nuk e ka ai problem që doli në takim, do e kemi ne”?
Kastro: “Ajo fëmijën po e përdor.
Po e imponon, për çfarë do të dalë një grua me një fëmijë të vogël në takim.
Unë edhe nëse do kisha qejf ta çoja në krevat, nuk e çoj më”.
Enisa: “Jam lodhur nga mentaliteti gjashtë muaj, a je këtu a s’je.
Që kur kam hyrë këtu mos Enisa se mentaliteti këtu, mos Enisa se mentaliteti atje.
Smë intereson mentaliteti juaj fare”.
Kastro: “Në këtë moment nuk po diskutojmë për mentalitetin por për fëmijët.
Nuk ka lidhje mentaliteti”.
Neda: “Mos bërtit.
Po lere mo se është fëmija e vet, bën çfarë të dojë, boll se ka kufi, jeta e vetë, e di kokrra e qejfit të saj se çfarë bën me fëmijën e vetë dhe boll mos e ngri më zërin, se je burrë ngre zërin dhe nuk dëgjohesh”.
Kastro: “Nuk dua ta ul.
Ik o motër mos rri më këtu, ik bëj jetën tënde sesa merresh me këta”.
Neda: “Ka gjashtë muaj dhe është bërë telef kjo goca mo.
Vazhdon merremi me gocën e Enisës. Të bëjmë pak pushim Megi se nuk është normale kjo punë.
Hajde Enisa dil një çik. Do më bërtasësh dhe mua që kam lënë gocën e sëmurë në shtëpi? Do më ngresh dhe mua zërin se po punojmë”?
Kastro: “Çfarë lidhje ka, askush nuk e kuptoi se ku e kisha unë”.