Nuk kanë kaluar shumë ditë që prej vdekjes tragjike të këngëtarit të mirënjohur Liam Payne. Sakaq ky i fundit pak kohë përpara se të vdiste ka regjistruar një këngë të cilën do e publikonte së shpejti.
Kënga quhet “Do No Wrong”, të cilën ai e ka bërë në bashkëpunim me dikë shumë të veçantë, motrën e tij.
Kjo këngë që tashmë po qarkullon në rrjetet sociale ka emocionuar fansat, përveçse ka shkaktuar nostalgji të madhe.
Sam Pounds, i cili mori pjesë në këtë këngë, njoftoi se projekti muzikor do të publikohet më 1 Nëntor (e premte).
Poashtu ai ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjete sociale ku ka shkruajtur: “Lutem që ky të jetë një bekim për botën siç e ka ëndërruar gjithmonë Liam.
Lutem që engjëjt do t’ju ngushëllojnë të gjithëve çdo ditë ndërsa dëgjoni. Lutem që kjo këngë të jetë një bekim për Ruthin, Bearin dhe gjithë familjen.”
“Lutem që kjo këngë të eklipsojë jehonat negative. Unë lutem që fuqia shëruese pozitive e mbinatyrshme të përqafojë secilin prej jush”, shtoi Pounds.
“Me dashuri le të jemi të gjithë bekimi.”