Web Analytics
BallinaSHOWBIZEd Manushi në skenë si kërcimtar, puthja me Borën që tërhoqi vëmendjen...

Ed Manushi në skenë si kërcimtar, puthja me Borën që tërhoqi vëmendjen dhe debati me jurinë

Surpriza e mbrëmjes së fundit në “Dancing With The Stars” ishte Ed Manushi, që për herë të parë zbriti në skenë për të kërcyer.

Emanuela u kujdes t’i mësonte Manushit hapat bazë të salsës, por që pas djersitjeve në prova, moderatori nuk përmbushi pritshmëritë e jurisë.

“Duket se nuk ishe impenjuar.

Përpjekje ndoshta kishte, por rezultat nuk kishte”, ishte kritika e Armand Pezës.

“Duke parë një nga një çiftet sonte, u demoralizova, i thashë vetes futi një mendje të lehtë”, u përgjigj Manushi.

“Mua më pëlqeu se kishte alegri, hyre dhe e shijove”, tha Kledi Kadiu.

“Nuk të kemi vënë të konkurrosh, të kemi vënë të të themi që je njish”, tha Valbona Selimllari.

Dalina Buzi nuk pranoi të komentoj kërcimin, por vlerësoi Manushin për aftësitë e tij në moderim dhe drejtimin e disa prej emisioneve më të suksesshme në Top Channel.

Të katërt anëtarët e jurisë votuan me nga 1 pikë Manushin, por në fund thanë se rezultati duhet të jetë po 1, ashtu siç vetë ai është.

Para se të largohej nga skena, ai u kujdes të plotësonte një dëshirë të publikut dhe fansave të Borës, duke u dhuruar moderatiores një puthje në faqe.

Megjithatë, ajo që Ed Manushi di të bëjë më mirë është padyshim të drejtojë emisionet sportive dhe për pak ditë në ekranin e Top Channel nis maratona e “Top Arena”, që do jetë ‘live’ nga fillimi deri në ndeshjen finale të Kampionatit Botëror të Futbollit “Katar 2022”.

Shiko foton:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit