E enjte, 30 Janar, 2025
8.6 C
Pristina

Edi nervozohet keq me Drilonin, merr fund miqësia mes tyre

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-banorët e Big Brother Vip Kosova 3, Driloni dhe Eduard Kuci, kanë përjetuar një ndarje të papritur në shoqërinë e tyre.

Disa javë pas përfundimit të spektaklit, Edi ka ndarë mendimet e tij në rrjetin social “X”, duke sugjeruar se miqësia me Drilonin është shuar.

Ai postoi disa video ku shprehin mendimet e tij në lidhje me marrëdhënien që kishin brenda shtëpisë së Big Brother-it, duke dhënë sinjale se ata nuk po qëndrojnë më në kontakt as jashtë saj.

Kjo u bë e ditur nga një live i Eduardit ku tregon krejt çka ka bërë për Drilonin.

Në një moment, ai thotë se nuk e ka më shok Drilonin, por arsyet nuk dihen.

Ndonëse shumë fansa prisnin që miqësia e tyre të vazhdonte edhe pas eksperiencës së përbashkët në BBV, kjo duket se ka marrë një kthesë të paparashikueshme.

PROMO

Nga Rubrika