E premte, 6 Qershor, 2025
20.7 C
Pristina

Efi Dhedhes bën veprimin e papritur ndaj Kiarës!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Marrëdhënia mes dy ish-banoreve të ‘Big Brother VIP Albania’ Efi Dhedhes dhe Kiara Tito duket se po kalon një krizë të papritur.

Edhe pse gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ato krijuan një lidhje të ngushtë miqësore, së fundmi ndjekësit kanë vënë re një detaj që tregon se raporti mes tyre ka marrë fund.

Në një lëvizje të papritur, Efi ka hequr Kiarën nga lista e saj e ndjekësve në Instagram, ndërsa moderatorja e emisionit ka vepruar në mënyrë të ngjashme pak më pas.

Kjo sjellje ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të dy vajzave, që po spekulojnë rreth arsyes së këtij ndryshimi drastik në marrëdhënien e tyre.

Gjatë qëndrimit në ‘Big Brother’, Efi dhe Kiara shpeshherë ndanin momente të ngrohta, duke mbështetur njëra-tjetrën në situata të ndryshme dhe duke premtuar se pas daljes nga shtëpia do të vazhdonin këtë miqësi.

Mirëpo, ndarja e papritur në rrjetet sociale sugjeron se ndoshta ka ndodhur diçka që ka ndikuar në marrëdhënien e tyre.

Asnjëra prej vajzave nuk ka ofruar një reagim publik për këtë situatë, duke lënë hapur mundësinë për shumë spekulime.

PROMO

Nga Rubrika