Një moment plot humor dhe emocion ka ndodhur së fundmi në “Big Brother VIP Albania”, ku Egli dhe Gjesti u shfaqën më të afërt se kurrë.
Teksa kalonin kohë bashkë, Egli i shkroi Gjestit një mesazh me plot kuptim në krah: “Ky djalë është i martuar, më falni vajza.”
Ky reagim i Egli erdhi pas një surprize të veçantë nga “Vëllai i Madh”, i cili kishte dërguar Gjestit një zarf me një mesazh të veçantë. Në të, njoftohej se kërkesa e tij për të organizuar një dasmë tradicionale brenda shtëpisë ishte marrë parasysh, si një ngjarje festive për të përmbyllur sezonin.
“Finalistë, Vëllai i Madh ka marrë në konsideratë kërkesën e Gjestit për të organizuar për herë të fundit këtë sezon, dasmën tradicionale të Big Brother. Sonte do të ketë festë me të ftuar shumë specialë. Vëllai i Madh do të kujdeset për çdo detaj.”
Kjo “martesë” simbolike shfaqet si një dedikim për dinamikën mes dyshes, e cila ka ngjallur interes të madh gjatë gjithë këtij edicioni. Fansat janë të emocionuar dhe presin me kureshtje se si do të zhvillohet “nata e madhe”.
Organizimi i dasmës në “Big Brother” vjen si një befasi për të gjithë, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment emocional që do të mbetet në memorien e të gjithëve. Por, ashtu si çdo eveniment i madh, ka një histori pas kësaj.